“Gërdeci”, Mediu: Se nuk u zbatua urdhri i ministrit, s’është përjegjësia ime
Këtë të martë, 9 prill, u mbajt dhe seanca e radhës në GJKKO, e gjyqit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.
Në përfundim të seancës, Mediu kërkoi nga Prokuroria e Posaçme që të nxjerrë shkeljet që janë kryer nga ai në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes.
Mediu theksoi se një ministër nuk ka përgjegjësi nëse urdhrat e nxjerrë prej tij nuk zbatohen.
Ai shtoi se ka një nxitim për t’u gjykuar kjo dosje, duke anashkaluar paraqitjen e provave faktike se cilat janë përgjegjësitë e ish-ministrit në lidhje me veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
“Në sallë u tha që u saldua një karrocë, kjo karrocë ka dalë dhe ka qëndruar 30 minuta. U tha që nuk janë zbatuar urdhërat e ministrit, kompania nuk është e regjistruar në Tatime. Ne i kërkuam prokurorisë ekzaktësisht në ato prova që bie, se cilat janë përgjegjësitë dhe veprimet subjekteve të ministrit në kuadër të shpërdorimit të detyrës. Nëse ky debat nuk zhvillohet rreth përgjegjësive të ministrit, po do të vazhdojë një debat i përgjithshëm, pa hyrë në thelb të së vërtetës të akuzës penale, mendoj që është një proces që kërkon të kalohet si procesi i radhës. Po shoh dhe një nxitim ta mbarojmë sa më shpejt.
Kë ligj ka shkelur ministri, kë nen të Kushtetutës ka shkelur ministri? Se nuk është zbatuar urdhri i ministrit dhe se nuk është regjistruar kompania në Tatime, kjo nuk është përgjegjësi e ministrit”, tha Mediu.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng