Kreu i KMSH uron Fitër Bajramin: Më shumë tolerancë mes njëri-tjetrit

10 Prill 2024 | 08:01

Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu pas faljes së namazit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin.

bëri thirrje për më shumë tolerancë mes njëri tjetrit, ndërsa tha se lutjet shkojnë për paqe e drejtësi në gjithë botën.

“Gëzuar festën e Fitër Bajramit, kjo festë qoftë një. Paqe mirësi e begati në familjet tona. Lutjet shkojnë për një Shqipëri sa më të mirë dhe të begatë. I lutem Zotit që vendimet tonë t’i sjellë begati dhe anë e kënd botës paqe dhe drejtësi. Sot kemi të drejtën për të gëzuar dhe festuar dhe për ta ndarë këtë mirësi e begati që Zoti na ka dhënë pas këtij përkushtimi, ta ndajmë me familjen e shoqërinë. Gëzuar shqiptarëve e popujt anë e kënd botës”, tha kreu i KMSH.

Edhe këtë vit, besimtarët myslimanë në Shqipëri nuk u falën në Xhaminë e Namazgjasë, e cila pret ende të inaugurohet. Spahia tha se shpreson që shumë shpejt kjo xhami të hapë dyert.

“Bajramet janë festa që duhen falur nëpër sheshe. Shpresojmë që edhe ajo xhami do mbarojë dhe do falemi edhe aty. Sheshet janë të dendura, nuk ka xhami në asnjë vend të botës që t’i zërë njerëzit”, tha Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026