Champions League| Spektakël dhe gola, nuk ka fitues në dy çerekfinalet e para

10 Prill 2024 | 12:55

Dy ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Kampionëve kanë prodhuar spektakël dhe gola, por asnjëra prej skuadrave nuk ia doli të merrte fitoren. Në Bernabeu finalja e parakohshme mes Realit dhe Manchester Cityt u mbyll në shifrat 3-3, ndërsa ajo në Emirates mes Arsenalit dhe Bayernit në barazim 2-2. Gjithçka mbetet e hapur për aktin e dytë, i cili pritet të jetë edhe më emocionues.

Në Madrid, skuadra vendase tregoi dhe një herë tjetër që pavarësisht formës, është një skuadër e pamposhtur. Ndeshja nisi më mirë për ekipin e Guardiolës që gjeti avnatazhin me Silvën në minutën e 2-të, por autogoli i Ruben Dias dhe më tej realizimi i Rodrigos rikthyen avantazhin në krahun e vendësve. Fraksioni i dytë do të ishte edhe më interesant, me Cityn që shënoi dy supergola me autor Foden e Gvardiol, e kur u duk se fitorja do të ishte e britanikëve, Valverde realizoi një tjetër gol tipik të tijin duke dërguar shifrat në 3-3, që ishte dhe rezultati përfundimtar.

Në sfidën tjetër, ARsenali vendës zhvilloi një paraqitje shumë më pozitive se kundërshtari, por duke e mbyllur ndeshjen në barazim. Saka realizoi një gol të bukur në minutën e 12’, por Gnabry dhe Kane me 11 metërsh përmbysën rezultatin që në pjesën e parë. Rastet e shpërdoruara ishin disa nga të dyja skuadrat, por i ardhur si zëvendësues, Trossard riktheu ekuilibrat 14 minuta para fundit, duke bërë që ndeshja të mbyllet 2-2. Në fund britanikët pretenduan dhe për 1 penallti, që nuk u cilësua e tillë nga gjyqtari. Tanimë gjithçka vendoset në aktin e dytë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026