OBSH: 3500 vdekje në ditë nga Hepatiti, Shqipëria me përhapje të lartë
Jetët e humbura si pasojë e hepatit viral po njohin rritje në të gjithë botën si pasojë e mosdiagnostikimit në kohë të sëmundjes.
Raporti i fundit i hartuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se çdo ditë 3500 persona humbin jetën si pasojë e infeksioneve virale të mëlçisë.
Shqipëria ashtu si edhe vendet rajonit ka prevalencë të lartë të Hepatitit B dhe C.
Sëmundja e cila prek mëlçinë, nëse nuk trajtohet pason deri në kancer të mëlçisë.
Sipas Raportit Global të Hepatitit për vitin 2024, hepatitit viral është shkaku i dytë kryesor infektiv i vdekjeve në nivel global, me 1.3 milionë vdekje në vit, nga 1.1 milionë që ishte më parë. Nga këto, 83% u shkaktuan nga hepatiti B dhe 17% nga hepatiti C.
Referuar të dhënave të ekspertëve të OBSH, rreth 304 milionë njerëz jetonin me Hepatitin viral B dhe C në 2022. Infeksioni kronik i hepatitit B dhe C haset më shumë tek grupmosha 30-54 vjeç dhe meshkujt përbëjnë 58% të totalit të rasteve.
Hepatitet janë më të përhapur në disa grupe risku si tek përdoruesit e drogave intravenoze, hemofilikët dhe të politransfuzuarit, tek të cilët mund të arrijë 70-80%.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat