Lideri i Hamasit konfirmon se 3 djemtë e tij janë vrarë në sulmet ajrore në Gaza

10 Prill 2024 | 17:44

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh ka konfirmuar për mediat arabe se tre nga djemtë e tij janë vrarë në një sulm ajror në Gaza.

Kjo pason raportet në një agjenci lajmesh të lidhur me Hamasin në Gaza se tre djemtë – Hazemi, Amiri dhe Muhamed Ismail Haniyeh – dhe disa nga nipërit e tij kishin vdekur në sulmin në kampin e refugjatëve në plazh në perëndim të qytetit të Gazës.

Kreu i byrosë politike të Hamasit, i cili është i vendosur në Katar, i tha Al Jazeera në një intervistë telefonike se djemtë e tij kishin mbetur në Gaza gjatë luftës.

Imazhet e paqarta të shfaqura në rrjet treguan trupa të mbuluar ndërsa ishin shtrirë mbi rrënoja.

Këta nuk janë anëtarët e parë të familjes së Haniyeh që janë vrarë në luftë – një djalë tjetër thuhet se u vra në shkurt, ndërsa vëllai dhe nipi i tij u vranë në tetor, pasuar nga një nip në nëntor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026