Analistët shpjegojnë arsyet që kanë çuar në rënien e LSI-së

11 Mars 2021 | 11:08

Ulja e mbështetjes në elektorat për Lëvizjen Socialiste për Integrim u analizua nga paneli në emisionin “Barometri Politik” në Euronews Albania. Njohësi i çështjeve zgjedhore dhe njëherësh pedagog në Universitetin e Tiranës, Blendi Çeka tregoi tre elementë, të cilat në pikëpamjen e tij kanë prodhuar një tkurrje të mbështetjes në elektorat.

Z. Çeka mes arsyeve që kanë çuar në rënien e mbështetjes listoi sulmet, të cilat i vijnë LSI-së nga vetë Partia Socialiste.

“LSI më duket se është një deja-vu e 2009 nga mënyra se si është vendosur në sistem, në model, sepse nga modeli LSI merr më shumë kosto se nga dy të tjerat(partitë). LSI e para nuk është në pushtet dhe ky është ndryshimi i madh, e dyta ka një sulm të drejtpërdrejtë nga PS. LSI ka marrëdhënie me PD, si enë komunikuese, pra kanë marrë gjatë këtyre dhjetë viteve nuk është se janë rrugë të mbyllura dhe është për t’u parë ky raport, sepse rritja e PD mund të sjellë uljen e LSI-së edhe nuk ka shumë vlerë koalicioni në këtë sens, por gjithsesi duhet parë. LSI ka një karakteristikë, punon shumë mirë me numra të vegjël dhe punon shumë mirë se është numër i vogël që të lejon llogaritjet mirë”, tha Çeka.

Analisti Baton Haxhiu thotë se LSI-ja ka humbur mbështetje pasi sot nuk ka asnjë deputet në parlament, nuk ka asnjë njeri në bashki dhe është pa mbështetjen e liderit të vërtetë.

“LSI nuk e ka asnjë deputet në parlamentin shqiptar, i cili është në lidhje me elektoratin. E dyta, nuk e ka asnjë njeri në bashki, dhe e treta nuk e ka liderin e vet, i cili realisht ka qenë motor i punës”, tha Haxhiu.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, u shpreh se LSI-ja vijon të jetë parti e fortë, por shtoi se largimet e disa figurave kanë çuar disi në rënien e fuqisë së saj në elektorat.

“LSI është një parti terreni e jashtëzakonshme. Aty ku s’ta merr mendja, aty të gjuajnë dhe të kafshojnë mirë. Ky është stili i punës së LSI dhe janë të suksesshëm në këtë pjesë, duhet t’ua njohim këtë gjë. Nuk mendoj se LSI shkrihet, apo shuhet. LSI është parti që mbetet për të mirë apo të keq. Largimet nga LSI janë kafshuese, duhet ta pranojmë këtë gjë, ndoshta kanë ndikuar. Këtë kanë shkuar te PS, por nuk do thotë se rritet PS”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021