SHBA i premton Izraelit mbështetje të palëkundur kundër kërcënimeve nga Irani

11 Prill 2024 | 08:40

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka premtuar Izraelit mbështetje të “palëkundshme” amerikane, pas druajtjeve të vazhdueshme se Teherani mund të hakmerret për një sulm nga i cili u vranë dy gjeneralë të lartë iranianë.

Biden paralajmëroi se Irani po kërcënon ta kryejë një “sulm të madh”, pas një sulmi kundër konsullatës iraniane në Siri para 10 ditëve, për të cilin Teherani e fajëson Izraelin.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbrojtur sigurinë e Izraelit”, tha Biden.

Të mërkurën, lideri suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se sulmi i Izraelit në Damask ishte i barasvlershëm me një sulm kundër vetë Iranit.

“Kur ata e sulmuan zonën e konsullatës sonë, ishte sikur të na e sulmonin territorin tonë”, tha Ali Khamenei në një fjalim televiziv.

“Regjimi i lig duhet të ndëshkohet, dhe do të ndëshkohet”, paralajmëroi ai.

CBS News raportoi më 5 prill se inteligjenca amerikane ka lënë të kuptohet se Teherani është duke planifikuar një sulm që do të përfshijë dronë Shahed dhe raketa lundruese.

Nuk dihet caku e as koha e sulmit të mundshëm, por goditja e një ndërtese diplomatike izraelite do të ishte përgjigje proporcionale, thuhet në raport.

Biden u zotua ta mbështesë Iranin duke folur për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën vonë, ku e priti kryeministrin japonez, Fuimo Kishida.

“Siç i thashë kryeministrit [të Izraelit Benjamin] Netanyahu, përkushtimi ynë ndaj sigurisë së Izraelit kundër këtyre kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesit e tij, është i palëkundshëm – më lejoni ta them prapë: i palëkundshëm”, tha Biden

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026