Thirrja e ekspertit: Kosova të afrohet me Shqipërinë e SHBA

10 Prill 2024 | 19:45

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adrian Shtuni tha në një intervistë për Euronews Albania se në këtë periudhë tranzicioni gjeopolitik që gjendet bota, Kosova duhet të pozicionohet siç duhet.

Sipas tij, Kosova duhet të përqendrohet veçanërisht në forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe partneritetit, sidomos me SHBA dhe me Shqipërinë, marrëdhëniet me të cilën, siç tha janë kritike.

“Shumë gjëra janë duke ndryshuar, ke një luftë në Ukrainë, zgjedhjet në SHBA, zgjedhjet në BE, shumë gjëra janë në tranzicion. Vuçiç po mundohet të kuptojë se në çfarë drejtim po shkojnë gjërat dhe të pozicionohet në funksion të interesave të Serbisë. Puna është si duhet të reagojë Kosova kur kemi një realitet gjeopolitik në tranzicion, kur shikojmë shumë vende që forcojnë partneritetet, futen në aleanca, Kina me Rusinë me Iranin, Suedia, Finlanda në NATO, Francës po i kërkohen avionë nga Rusia, secili mendohet të armatoset, të forcojë aleancat. Kosova duhet të bëjë të njëjtën gjë, sidomos te rritja e kapaciteteve ushtarake dhe forcimi i aleancave, duke filluar nga ajo me SHBA që duhet të jetë në një nivel tjetër. Dhe marrëdhëniet me Shqipërinë janë shumë kritike dhe duhet të ketë një ‘reset’ të këtyre marrëdhënieve në të mirë të interesave të Kosovës”, tha Shtuni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!

Avokati Dorjan Matlija ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Ilir Kazaferi lidhur me protestën. Matlija ka folur për Euronews Albania një...
18:14 | 03/07/2026

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026