Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 93 vjet burg për 10 të akuzuarit

11 Prill 2024 | 10:27

SPAK dha të enjten pretencën për laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit. SPAK kërkon në total dënimin me 93 vite burg për 10 të akuzuarit.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, të akuzuarit përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit në rast se shpallen fajtorë.

Pas 5 muajsh hetime, një aksion i policisë shqiptare, asaj malazeze dhe DEA-s amerikane çoi në pranga 15 persona.

Sasia e lëndës narkotike vinte nga Kolumbia dhe përpunohej në Frakull të Fierit. Laboratori u gjet në banesën e ish-kryetarit të komunës, Viktor Çervanaku.

Droga ishte në portin e Tivarit që prej korrikut dhe u la aty për të pritur porositësit e lëndës narkotike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026