Dyrnjaja: Tabaku ka shanse për t’u bërë kryeministre teknike

11 Prill 2024 | 14:32

Gazetari Denis Dyrnjaja analizoi në një intervistë për Euronews Albania situatën brenda Partisë Demokratike të përçarë në të paktën dy grupe, atë të Bashë dhe atë të Berishës.

Dyrnjaja tha se Jorida Tabaku mund të jetë faktor politik për mënyrën si po sillet me dy pjesët e PD dhe ka shanse të jetë kryeministre e një qeverie teknike.

“Zonja Tabaku mund të jetë një faktor politik, me mënyrën si po sillet mund të bëhet kryeministre e një qeveria teknike. Me distancimin që po mban me palët brenda opozitës dhe mënyrën si mazhoranca po e trajton”, tha Dyrnjaja.

Sipas tij, Lulzim Basha nuk është faktor politik dhe nuk është çudi nëse bashkohet edhe ai me grupin e Berishë, pas ndryshimeve të ndodhura sot me rikthimin e deputetëve të përjashtuar në grupin parlamentar të PD.

“Lulzim Basha ka bërë një rrugëtim politik të dhuruar nga Sali Berisha. Kam frikë se me gjithë këto ngjarje që po ndodhin sot, me rifutjen e Berishës në grupin e PD, në krahun tjetër paniku për largimin e njerëzve është i dukshëm, kam frikë se edhe Basha mund të shkojë te ky grupi i Berishës. S’e di pse më duket një aleancë e fshehtë edhe në largësi mes Bashës dhe Berishës, kam frikë se telat janë bashkuar diku. Rruga e vetme që kjo lloj opozite e përçarë të kalojë është të bashkohet dhe t’i qëndrojë Ramës përballë. Alibeaj ka treguar koherencë, flet si lideri i PD, këtë s’e thotë Basha, se lë një shteg të hapur, është njëri oportun. Ata të dy (Berisha-Basha) dashurohen nga së largu, edhe Berisha Bashën edhe Basha Berishën, këtë e kam bindje, që ata vdesin për njëri-tjetrin është e padiskutueshme”, u shpreh ai.

Për gazetarin Dyrnjaja, Gazment Bardhi është njeriu që mund të rikuperojë dëmet që janë shkaktuar në PD, si një njëri ambicioz dhe me objektiva të qarta.

“Mendoj që Gazment Bardhi po rrugëton fort dhe në mënyrë të sigurt drejt një egojë për t’u bërë ai drejtues i ardhshëm i PD, dhe kjo më pëlqen, ka ambiciet e veta. Për këta njerëz kemi nevojë, ka objektiva të qarta dhe Berisha e ka kuptuar këtë, që vetëm me një njëri të tillë mund të rikuperojë PD. Është një njëri agresiv për politikën shqiptare, duhet të ishte Basha po nuk është”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024