Borxhi publik do ulet/ BB: Do arrijë në 58% të PBB këtë vit, ekonomia e qëndrueshme

11 Prill 2024 | 16:01

Banka Botërore pret që borxhi publik në Shqipëri të vazhdojë të ulet. Ajo parashikon që ai të arrijë në 58.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në fund të këtij viti.

Borxhi publik është ulur 100 milionë euro në vitin 2023, duke arritur në 59.2%, të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në vlerë, borxhi vjet u ul në 13.4 miliardë euro, nga 13.5 miliardë euro që ishte në fund të vitit 2022.

Pozitat e borxhit janë në rënie në raport me GDP-në e vendit për shkak se vjet ekonomia pati ecuri pozitive, dhe nga ana tjetër Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 1.6 miliardë euro, dhe arriti në 22.6 miliardë euro në total.

Situata e mirë fiskale ka ndikuar në shlyerjen e shpejtë të tij, sikundër edhe ecuria e kursit të këmbimit me euron që është nënçmuar përballë lekut.

Ndërkohë, ecurinë e borxhit në Shqipëri e ka parë edhe Banka Botërore, e cila në analizën që i bën ekonomisë, parashikon që këtë vit stoku i borxhit të bjerë më tej në 58.2 për qind të PBB-së, dhe të vijojë rënien edhe në periudhë afatmesme.

Ulja e mëtejshme e borxhit, do të përmirësonte imazhin e Shqipërisë tek investitorët, kryesisht tek të huajt, ndërsa ekonomia në tërësi për Bankën Botërore mbetet e qëndrueshme.

Në parashikimet për vitin 2024, BB vlerëson se “rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.3 për qind.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo. Policia e...
12:30 | 17/07/2026

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026