Socialistët ‘shpëtojnë‘ Xhaçkën, revoltohet Bregu: Mesazhi që i dhanë SPAK
Kuvendi ka votuar kundër kërkesës së që mandati i Olta Xhaçkës të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.
Kërkesa është rrëzuar me 72 vota kundër, përkundrejt 32 votave pro në Parlament.
Këtë e ka komentuar dhe pedagogu Zylyftar Bregu i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.
Ai tha se më këtë mazhoranca i ka dhënë një ‘grusht’ SPAK.
“Gjykata Kushtetuese i kishte kërkuar Kuvendit që ta riçonte në mënyrë të rregullt sërish çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Për mua sot pushteti legjislativ, i dha një grusht nivelit të gjyqësorit që është GJK. Jo vetëm GJK por dhe SPAK që ka një dosje që sado që të fshihemi ato janë të lidhura. Si do guxojë SPAK nesër pasnesër, kur të vërtetojë një shpërdorim detyre ose një konflikt interesi të ish-ministres së jashtme në këtë dosje. Ata janë njerëz. Dumani në fjalën e tij tregonte një lloj meraku. Që institucionet shtetërore nuk na sjellin më kallëzime dhe policia është e lidhur me krimin”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për policinë e shtetit, nuk do doja të isha para jush.
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)