Osmani analizon përballjen me Laçin: Duhet të forcojmë pozitat
Për të lënë pas gjithë këtë, duhet një fitore ndaj Laçit i cili është dhe kundërshtari i radhës për shkodranët, ekip të cilin trajneri Qatip Osmani e vlerëson maksimalisht.
“Ndeshja është shumë me rëndësi, na vjen një ekip që së fundmi po bën mirë dhe lojë të mirë. Megjithatë ne synojmë fitoren, që të forcojmë pozitat”, tha Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë.
Më tej, Osmani ka folur dhe për teknikun Armando Cungu, që sipas tij e njeh mjaft mirë kampin shkodran.
“E njeh lojën, Cungu është ndër trajnerët më të mirë. Sigurisht dhe lojtarët e fundit u pa se si ka shtirë në ekip një frymë të re, filozofi të re, që jep rezultate. Prapë e përsëris, duke e njohur mentalitetin e Ligës, të Shkodrës, sigurisht është plus i madh”, u shpreh Osmani.
Vllaznia aktualisht po Lufton në dy fronte, por në kupë humbja në gjysmëfinale i ka vështirësuar disi llogaritë, ndërsa në kampionat renditet në vendin e dytë.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës