“S’e harrojmë Çelësin e Tiranës që ju dha Bregoviç”, kostumografja: Zhgënjeu Kosovën

12 Prill 2024 | 20:45

Kostumografja Ilirjana Basha komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania në Shqipëri dhe Kosovë lidhur me opinionin e shqiptarëve në të dy anët e kufirit mbi bashkimin kombëtar.

Ajo u shpreh kategorikisht kundër idesë për krijimin e një kombi kosovar, ndërsa theksoi se bashkimi kombëtar është ëndrra e saj më e madhe që dëshiron ta shohë të bëhet realitet.

“Dy gjëra që për mua si shqiptare e Kosovës janë shumë shqetësuese është pyetja sa e dëshironi bashkimin kombëtar dhe përgjigjja e shqiptarëve të Kosovës se besoj se para 10 vjetësh po ta kishin bërë të njëjtën pyetje në Kosovë do ishte 90 për qind pro. Unë mendoj se kanë filluar të lodhen pak shqiptarët e Kosovës. Unë e kam bërë vetë atë që quhet turizmi patriotik në vitet 2000, kur të vetmit turistë në Shqipëri ishin shqiptarët e Kosovës, ishin shumë gjëra që i linin të pakënaqur, nuk ishte mikpritja, çmimet. Ka qenë një ndikim tjetër ai çelësi i Goran Bregoviçit që s’na hiqet neve kurrë, që ka ndikuar shumë dhe tani po ndikon një grupacion dhe jam absolutisht kundër idesë së tyre për krijimin e një kombi kosovar. Ne jemi të gjithë shqiptarë. Unë shpresoj që ta përjetoj sa jam gjallë bashkimin kombëtar”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025