Gjirokastër, merr flakë dyqani në katin e parë të pallatit, ndërhyjnë zjarrfikësit
Një mjedis i përshtatur si njësi tregtimi në katin e parë të një pallati në Gjirokastër ka marrë flakë duke rrezikuar të përhapet në apartamentet e tjera të banimit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 02.00 duke u gdhirë dita e sotme, në zonën e lagjes “11 Janari”. Fillimisht zjarri u shfaq në katin e parë të pallatit në një banesë të përshtatur për dyqan, duke përfshirë orenditë shtëpiake. Tymi dhe flaka shkaktuan panik tek banorët e pallatit që kërkuan ndihmën e zjarrfikësve.
Efektivët zjarrfikës së bashku me një automjet ndërhynë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, duke bërë të mundur evitimin e përhapjes së flakëve të zjarrit në pjesën tjetër të pallatit. Dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike në mjediset që përdorej si njësi tregtimi.
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat