Vëllai i deputetit të PS i shpëton burgut, Gjykata e Lezhës liron Armando Ndrecën
Armando Ndreca, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca do të hetohet në gjendje të lirë.
Gjykata e Lezhës ndaj 32-vjeçarit caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje, pasi ndalimin e tij nga policia e ka cilësuar si të paligjshëm.
Ndërsa Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellazi do të qëndrojnë në burg pa afat.
Tre të rinjtë akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.
Ata kishin përshtatur një ambient stan, në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Policia gjatë operacionit të zhvilluar për goditjen e kultivimit të drogës sekuestroi 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve