“Do ta gjejnë kush e ka urdhëruar”- Karamuço: Çfarë pritet të dalë nga hetimi i TIMS
Në emisionin Review në Euronews Albania, u analizua këtë të shtunë skema si Ervin Muça, drejtori i IT-së, në Policinë e Shtetit, ka nxjerrë të dhënat e sistemit TIMS.
I ftuar në studio eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, përgëzoi prokuroren e Tiranës, Anisa Qilimi, e cila kërkoi të bënte ekspertizën në laboratorin e SPAK ku asistojnë dhe amerikanët.
Karamuço tha se ekspertiza vijon dhe do të shihet se cilët janë personat që janë selektuar dhe kërkuar në TIMS për të shkuar më pas te urdhëruesit.
Karamuço theksoi se kjo çështje do të zbardhet dhe ata që kanë ndërhyrë në TIMS, nuk kanë menduar se do të angazhoheshin amerikanët.
“Partnerët amerikanë kanë dhuruar laboratorin e fjalës së fundit të ekspertizës teknologjike në SPAK dhe SPAK-u nëpërmjet specialistëve, disa dhe të ardhur nga Amerika ka dhënë certifikimin e një fakti juridik, i cili është mbajtur i fshehur për 8 muaj. Është vërtetuar ndërhyrja në sistem dhe eksporti i të dhënave të TIMS. Duhet parë se ky është një hetim që po vazhdon. Gjej rastin të falenderoj prokuroren e çështjes Anisa Qilimi, ka pasur shumë presione, i kanë thënë çoje në laboratorin e Policisë Shkencore, të Policisë së Shtetit, që ta mbyllnin. U ka thënë jo dhe e çoi në laboratorin më serioz, atë të SPAK-ut dhe e shpëtoi këtë dosje, e ka nxjerrë në dritë. Këta shpresonin që ta mbyllnin këtë çështje. Hetimi vazhdon se kë ke selektuar ti kur ke ndërhyrë në TIMS, ke selektuar njerëz aty. E thotë prokurorja dhe do dalë kjo. Do dali kush e ka urdhëruar, do dali dhe në Komision Hetimor”, tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve