Zjarri në QSUT, Koçiu: Kanë nisur punimet, përfundojnë brenda majit

15 Prill 2024 | 12:02

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në seancën e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë në lidhje me defektin e ndodhur në Urgjencën e Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme në  Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, u shpreh se “bëhet fjalë për një defekt që ka djegur kabujt elektrik, pa implikime serioze për Spitalin dhe pa dëmtuar pajisjet biomjeksore të këtij spitali”.

Sa i përket incidentin në këtë urgjencë, Koçiu tha se “është një ngjarje që siç e dini mirë është në hetim aktualisht nga Prokuroria e Tiranës”.

“Qendra Spitalore më e rëndësishme në Shqipëri, është shëmbëlltyra më e mirë e modernizimit të jashtëzakonshëm të ndodhur në sistemin tonë shëndetësor.  Investimi masiv dhe transformimi i plotë i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshëm, Pediatrisë, Infektivit, Kardiologjisë, si dhe modernizimit të çdo lloj reparti tjetër brenda QSUT me aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore ka bërë një diferencë të madhe për të gjithë qytetarët”, nënvizoi Koçiu.

Ministrja u shpreh se “incidenti për të cilin po diskutojmë sot,  tregoi se standardet, profesionalizmi dhe cilësia e shërbimit mjekësor është rritur në të gjithë vendin”.

Koçiu tha se sot që flasim, ashtu edhe si ditën e parë pas ngjarjes, në QSUT vazhdon normalisht puna dhe të gjitha shërbimet ofrohen pa problematika.

“Falë cilësisë dhe standardeve të ndërtimit si dhe protokolleve të sigurisë që janë aplikuar në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme, u arrit që zjarri i rënë në të lokalizohej menjëherë, duke shmangur dëme të rëndësishme materiale dhe mbi të gjitha, duke shmangur dëme në jetë njerëzish”, deklaroi Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se Spitalet Rajonale të Shkodrës dhe “Memoriali” i Fierit, si dhe Qendrat Spitalore si ajo e “Shefqet Ndroqit” i kanë të gjithë mundësitë për të përballuar të gjithë fluksin dhe të ofrojnë shërbimin e zhvendosur nga Urgjenca Kardiologjike dhe sëmundjet e brendshme të QSUT-së”.

“I vetmi shërbim që është zhvendosur përkohësisht është urgjenca kardiologjike dhe e sëmundjeve të brendshme, që falë investimeve përballohet pa vështirësi tek Qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”, Spitali Rajonal Memorial i Fierit dhe Spitali Rajonal Shkodër. Nën një koordinim shumë profesional edhe të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, nënvizoi Koçiu.

Ajo bëri me dije se aktualisht QSUT ka zhvilluar procedurat për të rikthyer këtë shërbim dhe kompania kontraktore fituese ka filluar punën për rehabilitimin.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu deklaroi se punimet pritet të përfundojnë brenda muajit maj për të sjell situatën në gjendjen para ndodhjes së këtij incidenti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026