Vodhën kamerat e sigurisë të një biznesi, kapen dhe vihen në pranga dy persona

15 Prill 2024 | 13:05

Dy persona, E.H., 30 vjeç, banues në fshatin Rrajcë dhe K. A., 18 vjeç, banues në Përrenjas janw arrestuar në Librazhd. Ata ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.04.2024, në fshatin Skënderbej, Përrenjas, kanë vjedhur kamerat e sigurisë të magazinës së një biznesi me bimë medicinale, në pronësi të një 30-vjeçari.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në inteligjencën informative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit e shpallur në kërkim E. H., 30 vjeç, banues në fshatin Rrajcë dhe K. A., 18 vjeç, banues në Përrenjas.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.04.2024, në fshatin Skënderbej, Përrenjas, kanë vjedhur kamerat e sigurisë të magazinës së një biznesi me bimë medicinale, në pronësi të një 30-vjeçari”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu është arrestuar në Elbasan një 39-vjeçar me inicialet M.M., pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor “Cërrik-Papër”, u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”,-thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026