Mbledhja e Konferencës së kryetarëve, Çuçi: Është zbatuar “Kushtetuesja” për Xhaçkën
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste Bledi Çuçi ka dhënë një deklaratë për mediat, pasi përfundimit të konferencës së kryetarëve e cila u mblodh këtë të hënë dhe u shoqërua me debate.
Çuçi në fjalën e tij theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka është zbatuar.
Sipas tij Gjykata Kushtetuese nuk e detyron Kuvendin që ta çojë në Kushtetuese çështjen e mandatit të Xhaçkës.
“Të dyja vendimet që ka marrë, pra miratimi i relacionit të PS dhe hedhjen poshtë të relacionit të PD në atë kohë që i ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese, të dyja nuk janë në fuqi. Pa diskutim vendimi Gjykatës është zbatuar. Me këtë frymë për ta çuar deri në fund këtë çështje, ne në Këshillin e Mandateve dhe rregullator morëm vendimin që të ia çojmë seancës plenare secili deputet. Mos bini pre e spekulimeve. Është zbatuar 100% vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Nuk përmban vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndonjë detyrim për parlamentin që ta sjellë me detyrim në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ambasadorja e izraelit në Shqipëri: Komuniteti ndërkombëtar të sanksionojë Iranin
- U mori jetën 6 personave, FBI nis hetimet për shembjen e urës në Baltimore të SHBA
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor