Ambasadorja e izraelit në Shqipëri: Komuniteti ndërkombëtar të sanksionojë Iranin
Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg thotë se Izraeli nuk kërkon të hap një front të ri lufte, edhe pse e ka fuqinë për të bërë këtë. Pas sulmit të datës 14 prill, ajo thotë se bota duhet të shpallë sanksione për Iranin.
Komuniteti ndëkombëtar duhet të marrë masa për të sanksionuar Iranin. Kjo thirrje vjen nga ambasodrja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, e cila sugjeron masa të forta për të ndaluar programin nuklear dhe për të shpallur organizatë terroristë gardën revolucionare Iraniane.
“Presim që Shqipëria dhe Komunitetit Ndërkombëtar të vazhdojnë me sanksionet ndaj Iranit, në mënryë që të mos zhvillojë qëllimin strategjik nuklear”.
Në intervistë me moderatoren Sidorela Gjoni, në Euroneës Albania, Peleg tha se Izraelit nuk i mungojnë kapacitetet për të nisur një luftë, por nuk dëshiron që ky sulm të bëhet shkas për të përkeqësuar situatën në rajon.
“Çështja kryesore tashmë është a do të marrë hak Izraeli apo jo? Unë besoj se ka një dilemë pasi nga një anë ne nuk duam të japim shkak për të përkeqësuar situatën në rajon dhe as nuk e kemi për qëllim të krijojmë një front lufte. Mirë është të mos i përsërisin sulme të tilla, të mos e provojnë më atë që provuan 24 orë më parë.
Ambasadorja Peleg foli edhe për qëndrimin që ka mbajtur Shqipëria, menjehërë pas sulmit, duke falënderuar autoritetet për mbështetjen ndaj shtetit të Izraelit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë