Gjermani, Leverkusen shpallet kampion/ “Aspirinat” e mbyllin 5 javë para fundit

15 Prill 2024 | 17:42

25 fitore dhe 4 barazime, Leverkusen fiton kështu titullin kampion, që u shoqërua me një festë spektakolare në Bay Arena, ku tifozët pushtuan fushën dhe festuan me idhujt e tyre.

Një sezon fantastic nga aspirinat, që fitojnë për herë të parë titullin kampion në Gjermani në historinë 120 vjecare të skuadrës. Duhej ardhja e Xabi Alonson, ish mesfushorit të Spanjës që trofeu të vinte në ishullin e aspirinave, por duke vendosur dhe një rekord historik në Evropë.

Leverkusen nuk zhgënjeu as në ndeshjen e javës së 29 ndaj Werder Bremen, duke e mposhtur këtë të fundit në shifrat 5-0. Dominim absolut dhe eurogola nga të besuarit e Alonsos që gjetën avantazhin me Boniface me anë të 11 metërshit.

Nw fraksionin e dytë ishte Xhaka me një supergol e pas tij Wirtz me një perlë nga repertori i 20-vjeçarit. Ky i fundit ishte në ditën e tij më të mirë, duke shënuar dhe 2 herë të tjera e hipotekuar tripletën, por dhe fitoren në shifrat 5-0 të Leverkusen, që i jep të drejtë të festojë titullin kampion, kaq shumë të dëshiruar.

Diferenca me rekordmenët e Bayern është 16 pikë, diçka që rrallë ndodh në futbollin gjerman, të thyesh hegjemoninë e një ekipi që e fitoi titullin për 11 vite radhazi, e për këtë u desh ardhja e një Leverkuseni me ide dhe dëshirë, madje jo duke shpenzuar shuma marramendëse, por duke afruar lojtarë të frytshëm, të cilët pasionin e vetëm kanë futbollin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026