“S’mund të luajmë kungulleshkash” – Debat Salianji-Gogu në komisionin për TIMS
Komisioni Hetimor për sistemin TIMS ka nisur ditën e sotme me debate. Deputeti socialiste Toni Gogu ka kërkuar që mbledhja e sotme të jetë vazhdimi i mbledhjes së kaluar.
“Nëse ju doni të konsideroni votim atë që ndodhi mbledhjen e kaluar nuk është as në nderin personal as në reputacionin e këtij komisioni. Çdo kërkesë ka nevoje për vendim të ndërmjetëm”, tha Gogu.
Nga ana tjetër kryetari i këtij komisioni, deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se tashmë është e vërtetuar se ka ndërhyrje në sistemin TIMS. Sipas tij koleget socialiste nuk mund të ndryshojnë mendim për të zhbërë vendimmarrjen e mbledhjes së kaluar.
“Tani është e vërtetuar ka ndërhyrje në sistemin TIMS, ai sistem përmban të dhëna sensitive, skeda kriminale, të dhëna biometrike, të dhëna policore dhe ndërhyn në privatësinë e qytetarëve të Shqipërisë, por edhe qytetarëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri. Ne nuk mund të luajmë kungulleshka ku kolegë të mazhorancës vijnë dhe thonë unë kam ndryshuar qëndrim nga qëndrimi i mëparshëm. Nuk mund të zhbëhet vendimmarrja e mbledhjes së kaluar”, – u shpreh Salianji.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë