Bushati flet për 1 rend të ri ndërkombëtar: E vjetra po vdes, si ndikojnë luftërat

15 Prill 2024 | 21:35

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ka folur në lidhje me situatën aktuale në Lindjen  e Mesme dhe ndikimi që ka në vendet e tjera.

Ai theksoi se rendi ndërkombëtar që ne përqafuam pas rënies së komunizmit ka marrë goditje shumë të forta.

Mes tjerash shtoi se këtë vit jemi në një vit zgjedhjesh dhe të luftërat që po zhvillohen dhe tensionet mes vendeve ndikojnë.

“Që nga 2015 si pasojë e luftës në Siri, ka një debat shumë të madh në Europë përsa i përket valëve të refugjatëve. Gjithnjë e më tepër, ne nuk po e pranojmë të ndryshmin. Gjithnjë e më tepër ne po flasim për ambulancat e detit për kampet e refugjatëve dhe jo për integrimin e tyre. Gjithnjë e më tepër kemi një përplasje mes Lindjes dhe Perëndimit brenda Europës, për mënyrën se si ne i trajtojmë të tjerët të ndryshmit. Kemi një rritje qoftë të anti-semitizmit në Europë qoftë të islamofobisë, të cilat janë burime ushqime për partitë e ekstremit të djathë dhe të majtë.

Mos të harrojmë se  ky është një vit zgjedhor në SHBA, në BE dhe në një pjesë të mirë të vendeve. Sado që ne po na kthehet në një këmishë për shtat të jetuarit në luftë apo në një situatë konflikti shihet  qartë se rendi ndërkombëtar që ne përqafuam pas rënies së komunizmit ka marrë goditje shumë të forta. Jemi në një situatë ku e vjetra nuk është më ajo që ishte, ndërkohë që ka një situatë vakumi që ende nuk po mbushet dhe po formatohet siç duhet”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”. Sipas informacioneve paraprake, në...
18:49 | 23/06/2026

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen e kësaj të marte në plazhin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, 50-vjeçari është nxjerrë nga uji pa shenja jete,...
18:30 | 23/06/2026

Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve të mërkurën në selinë e PS-së

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të mërkurën në orën 08:30, në selinë e Partisë Socialiste, drejtuesit politikë në qarqe. Mbledhja vjen pak ditë pas...
17:56 | 23/06/2026