Lulzim Basha prezanton planin për barazi gjinore në Durrës

12 Mars 2021 | 13:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi sot nga qyteti i Durrësit programin për barazinë gjinore. Ai tha se politikat e selisë blu, por edhe të aleatëve të saj janë të bazuara të krijimi i mundësive të reja për gratë shqiptare.

Kryedemokrati u bëri thirrje grave që të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, me qëllim që të largojnë mazhorancën aktuale të cilën e konsideroi “të dështuar”.

“Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Tetë vite të vjedhura dhe të harxhuara me Shqipërinë në vendnumëro, tetë vite vuajtje për gratë dhe vajzat shqiptare duhet dhe do marrin fund më 25 prill. Për këtë, dua t’u ftoj që të bëheni pjesë masivisht për të votuar dhe të bëhemi bashkë për ndryshimin, përmes të cilit do të fitojë gruaja dha vajza shqiptare”, tha Basha.

Sipas tij, Partia Demokratike ka një plan të detajuar në çdo fushë për ta zhvilluar dhe përmirësuar më tej ekonominë shqiptare.

“Shqipëria ka mundësi dhe pasuri të jashtëzakonshme, të cilës i mungon një qeveri vizionare dhe me një plan të realizueshëm. Sot ka një forcë politike, PD, bashkë me aleatët tanë sot ka një plan konkret të zbatueshëm në ekonomi, siguri, arsim, sot ka një mundësi dhe një zgjedhje reale”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026