“Burri ngacmoi 10-vjeçaren në ashensor”-Gazetarja tregon pse e ëma nuk e denoncoi…

16 Prill 2024 | 10:18

Gazetarja Valbona Sulçe ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në “Goood Morning Albanians” ku foli për rëndësinë e krijimit të një regjistri për pedofilët.

Ajo zbuloi një rast të një vajze 10-vjeçare e cila ishte ngacmuar seksualisht nga fqinji i saj në ashensor. Vajza i kishte treguar nënës dhe pas një përballje me pedofilin 50-vjeçar, ai kishte ndryshuar shtëpi. Megjithatë sipas gazetares kjo nuk është zgjidhja e duhur pasi ai mund të bëjë të njëjtën gjë me fëmijë në ambientin e ri ku jeton.

“Rasti i ashensorit, vajza i ka treguar të ëmës, ajo është përballur direkt me personin që e ka ngacmuar. Ai ishte mbi 50 vjeç, ka kërkuar falje. Vajza ishte 10 vjeçe. Në kushtet e një përballje të tillë, ai është përgjëruar të mos e bëjë të madhe dhe në kushtet e një përballje të tillë, ai ka ndryshuar shtëpinë. Por ai këtë gjë mund ta bëjë edhe në vende të tjera, prandaj regjistri i pedofilëve është shumë i rëndësishëm”,-tha gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024