Arrestohen 2 persona në Elbasan, kryen marrëdhënie me të riun me aftësi të kufizuara

16 Prill 2024 | 12:42

Një ngarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Elbasan, ku dy shtetas të moshës 44 dhe 59-vjeç janë arrestuar nga policia për abuzim seksual.

Dyshohet se dy personat në fjalë kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara.

Ngjarja në polici është denoncuar nga e ëma e 31-vjeçarit, ndërkohë që hetimet në lidhje me rastin vijojnë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026