Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, flet e ëma: Vjehrri më tha s’do ta sjellim më…

16 Prill 2024 | 12:51

Prej katër ditësh një fëmije 3 vjeç është marrë nga gjyshërit dhe nuk i është çuar më nënës së tij. Ajo e fundit e shqetësuar ka bërë menjëherë denoncimin në polici. Ditën e sotme, gjyshi i të miturit, Rexhep Gjuni, 58 vjeç, është ndaluar nga policia pasi nuk tregon ku ndodhet i mituri, i ati i të cilit ka humbur jetën një vit me pare në një aksident automobilistik.

Nëna e të miturit ka treguar para kamerave se si ka ndodhur ngjarja. Ajo është shprehur se që prej kohës kur bashkëshorti i saj kishte humbur jetën, kishte shkuar të jetonte te prindërit e saj, së bashku me djalin e mitur.

Vjehrrit i linte të takoheshin me të miturin në fundjavë dhe ditën e shtunë, pas takimit me tyre, djali nuk i ishte kthyer më. E shqetësuar ajo kishte shkuar në banesën e tyre, por ata ishin larguar, e kur i kishte marrë në telefon, vjehrri i kishte thënë se nuk do ia çonte më djalin.

“Bashkëshorti ka një vit e dy muaj që ka vdekur. Ata duan që të marrin çunin. Që në fillim donin të më merrnin çunin. Vjehrri dhe vjehrra vinin çdo fundjavë, i lija unë ta takonin jo me ligj. Ua kam lënë se më vinte keq. Ua lija disa orë, nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 3 pasdite. Të shtunën e morën në mëngjes dhe nuk e sollën më kur shkoi ora 3, i mora në telefon për ti pyetur pse s’kishin ardhur akoma. Më thanë që nuk ta sjellim më. Unë shkova te shtëpia e vjehrrit, nuk ishte, shkova në polici dhe e denoncova. Edhe policisë i tha nuk e sjellë vetëm kur të ma japin mua, donte kushte që çuni të mos dalë jashtë shtetit”.

E pyetur se çfarë informacioni ka tashmë që vjehrri i saj është shoqëruar në polici, nëna e tre vjeçarit u përgjigj:

“Ai nuk tregon ku është. Dua të di ku është fëmija im. Kam katër ditë se di ku është. E kanë çuar jashtë shtetit a ça”,-tha ajo e përlotur.

Nëna e 3-vjeçarit është shprehur se marrëdhënie me vjehrrit nuk ka qenë e mirë që në momentin që bashkëshorti i saj është ndarë nga jeta dhe ajo është shpërngulur së bashku me djalin e saj për të jetuar te prindërit e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026