Diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, kritikojnë Serbia, Mali i Zi e Bosnja
Biljana Pantiç Pila nga Serbia kritikoi raportin e deputetes greke duke thënë se çështja e themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës nuk mund të anashkalohet.
“Ju keni vendosur të shkelni ligjin ndërkombëtar. Nëse lejoni të ashtuquajturën Kosovë të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, pa themelimin e Asociacionit, atëherë Asociacioni nuk do të themelohet asnjëherë”, tha ajo.
Maja Vukiçeviç, deputete e Malit të Zi, po ashtu u deklarua kundër antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Vukiçeviç është anëtare e Partisë Popullore Demokratike (DNP) proruse në parlamentin malazias.
Branislav Borenoviç nga Bosnja dhe Hercegovina u shpreh kundër anëtarësimit duke thënë se “duke vendosur në agjendë pranimin e të ashtuquajturës Kosovës po dëshmojmë kolapsimin e të drejtës ndërkombëtare, në zemër të Evropës”.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut