Diplomati: Ç’do përfitojnë shqiptarët nëse Kosova anëtarësohet plotësisht në KiE

16 Prill 2024 | 21:57

Diplomati Sokol Gjoka është shprehur se shqiptarët e Kosovës përfitojnë shumë nga anëtarësimi i saj plotësisht në KiE.

Këtë e tha i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” teksa u komentua votimi pro në Asamblenë e Përgjithshme që Kosova duhet të jetë pjesë e KiE.

Ai shtoi se nuk duhet të harrojmë dhe rolin shumë të rëndësishëm që kanë luajtur vendet partnere të Europës dhe veçanërisht Shqipëria që ndaj Kosovës të votohej pro ditën e sotme.

“Kosova dhe kosovarët përfitojnë shumë me hyrjen e tyre në KiE. Normalisht Kosova ka përfituar nga institucionet e Këshillit të Europës. Ka përfituar nga Komisioni i Venecias, ajo është trajtuar prej saj. Duke qenë pjesë e KiE, ulet e barabartë që nga ana simbolike, që nga ana prezantuese. Qytetarët e Kosovës përfitojnë shumë veçanërisht nga Gjykata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, nga ana  tjetër Kosova bëhet pjesë e disa konventave shumë të rëndësishme në fushën e të drejtave të njeriut. Kosova përmes kuadrit të saj kushtetues ka parametrat më të lartë të trajtimit të drejtave të njeriut. Kosova do të duhet t’i mbrojë këto të drejta. Kosova është pjesë e Asamblesë Parlamentare dhe ka bërë lobim të fuqishëm. Nuk duhet të harrojmë dhe rolin shumë të rëndësishëm që kanë luajtur vendet partnere të Europës dhe veçanërisht Shqipëria”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026