“Rrëmbyen nipin se ishte djalë”, avokatja: Gjyshërit mund të dënohen me 15 vite burg

17 Prill 2024 | 09:31

Avokatja Eranda Gjonaj tha për “Good Morning Albanians” se fëmija 3-vjeçar i rrëmbyer nga gjyshërit nuk do ishte marrë prej tyre nëse do të ishte vajzë. Sipas saj, fakti që fëmija është djali i djalit, ka qenë arsyeja e rrëmbimit të tij, pasi konsiderohet si trashëgimtar i fisit.

Gjithashtu avokatja tha se ligji parashikon për veprën penale të rrëmbimit të të miturve jo më pak se 15 vite burg, por mund të ketë lehtësime, për shkak të marrëdhënieve familjare.

“Dënimi në këtë rast është jo më pak se 15 vjet burg, por për shkak të rrethanave familjare, për shkak të gjendjes të fëmijës, në këtë rast nëse do të kishte një lehtësim do të ishte për shkak të rrethanave familjare.

Unë besoj se fëmija është me shëndet të plotë dhe është i sigurt. Të jem e sinqertë, po hyj në një temë tjetër, por gjëja e parë që mendova për mendimin e fëmijës 3-vjeçar, ishte a do të rrëmbehej nëse fëmija do të ishte vajzë? Fakti që është djali i djalit, unë mendoj se është arsyeja se përse e rrëmbyen”,-tha avokatja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024