Kosovë, KQZ-ja certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë.
Nga tani i hapet rrugë thirrjes së seancës për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, që duhet të bëhet nga ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Nga rezultati përfundimtar i certifikuar sot në KQZ, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve më 50.28% të votave.
Partia Demokratike e Kosovës më 17.09%, Lidhja Demokratike e Kosovës 12.73%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.12% dhe Lista Serbe 5.09%.
Ndërsa, Ujedinjena Zajednica-Adriana Hoxhiq ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës me rezultat 0.25%.
Ky vendim i KQZ-së vjen pas konfirmimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe të Gjykatës Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar dhe vendosur.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik