4 bileta në Europa League: Milan e Liverpool synojnë përmbysjen

18 Prill 2024 | 12:07

Emocionet e futbollit evropian vijojnë dhe këtë të enjte me Europa League, aty ku luhen 4 çerekfinalet që priten me shumë interes. Rezultatet e ndeshjeve të para bëjnë që sot spektakli të garantohet në të 4-ta stadiumet. Në Olimpico të Romës, kuqezinjtë e Piolit kanë si synim përmbysjen ndaj të besuarve të De Rossit, me sfidën e parë që u mbyll në shifrat 1-0. Kuqezinjtë në ndeshje ne fundit në ligë barazuan me Sassuolon, ndërsa Roma me Udinesen, ndeshje që u ndërpre me dëmtimin e Ndicka. Ky i fundit është një prej mungesav të kryeqytetasve në këtë sfidë që luhet në një stadium të tejmbushur, ndërsa vetëm njëra skuadër ka shancin për më tej.

Paralelisht luhet edhe në Bergamo, aty ku Atalanta pas atij rezultati ëndrrash në Anfield, do të bëjë gjithçka për ta ruajtur, e kaluar më tej. Liverpool e ka treguar më herët se edhe diferenca me 3 gola nuk është një problem, ku në të shkuarën përmbyste Barcelonën në 4-0. Por edhe ndaj vetë bergamaskëve e ka bërë dicka të tillë duke u shënuar 5 herë në shtëpi.

Marsejë-Benfica e West Ham-Leverkusen po ashtu janë ndeshje me shumë interes, ku kampionët e rinjë të Gjermanisë udhëtojnë drejt Anglisë pas asaj fitore 2-0 në shtëpi. Një sezon i gjithi thuajse pa humbje garanton se aspirinat do të kalojnë më tej edhe në këtë sprovë. Në Francë gjithcka është e hapur edhe pse portugezët triumfuan në shtëpi 2-1.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026