lljazaj: Ilir Meta dyshon se njerëzit e tij po bashkëpunojnë me SPAK-un

18 Prill 2024 | 22:19

Gazetari Ervis Iljazaj tha në emisionin “Now” në Euronews Albania se në mesazhet e tij Ilir Meta lë të kuptohet se brenda PL ka njerëz që bashkëpunojnë me SPAK.

Iljazaj u shpreh se gjuha e përdorur nga Meta në deklaratat e fundit tregon luftën që politika i ka shpallur SPAK.

Sipas tij, Meta e ka bërë ballor këtë sulm ndaj SPAK sepse e di edhe politikisht, është një lloj zgjedhjeje, sot dikotomia politike në Shqipëri është pro SPAK apo kundër SPAK.

“Nënteksti që jep Meta është se brenda partisë së tij ka njerëz që bashkëpunojnë me SPAK. Çarja e madhe që ka ndodhur janë nga këto akuza të ndërsjella që po ndodhin. Gjuha e përdorur nga Meta tregon luftën që politika ka hapur me SPAK. Ka dy arsye, së pari kjo kriza e brendshme brenda partisë, janë në krizë politike, ndryshe nga të tjerët sot Meta është në krizë politike, sot nuk ka një aleancë të qartë politike, nuk ka një projekt, çfarë është kjo parti. Unë e kam mbështetur Metën kur ishte president në betejën që bëri për Gjykatën Kushtetuese.

Meta e ka bërë ballor këtë sulm ndaj SPAK sepse e di, edhe politikisht është një lloj zgjedhjeje, sot dikotomia politike në Shqipëri është pro apo kundër SPAK. Meta e di që ka njerëz kundër SPAK sot dhe këtë sulm ballor mos kujtoni se e ka pa strategji se do të krijojë një elektorat”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përmbytjet prekën mbi 400 hektarë tokë, Fermerët e Maliqit: Dëmshpërblimet e premtuara nuk kanë mbërritur ende

Dy përmbytje masive, në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti, bënë që më shumë se 400 hektarë tokë bujqësore...
10:07 | 16/06/2026

VIDEO/ Dalin pamjet e përplasjes së skafit në formë makine me mjetin e Policisë Kufitare në Ksamil

Këto janë pamjet e momentit tragjik të aksidentit detar të ndodhur në Gjirin e Ksamilit pasditen e së hënës, ku një mjet lundrues i drejtuar...
09:36 | 16/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orë e gjysmë qëndrimi dhe fjalimesh përpara Kryeministrisë, aktivistët dhe qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës në ditën e 16-të...
21:21 | 15/06/2026