Gati projektligji për lindjet “in vitro”, drafti hidhet për konsultim
Projekt-ligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” i cili përcakton rregullat e reja për bebet që vijnë në jetë me anë të fekondimit invitro, apo nga nëna surrogate si dhe kohën dhe kushtet e abortit, është hedhur për konsultim publik.
Draft ligji i hartuar nga ekspert të fushës ka parashikuar kriteret për dhuruesit në procesin e invitro, duke sanksionuar që nga një person nuk mund të lindin më shumë se 5 fëmijë.
“Dhuruesit e qelizave riprodhuese për fekondim heterolog, i dhurojnë qelizat riprodhuese institucionit shëndetësor që do të realizojë procedurën e Riprodhimit Mjekësor të Asistuar dhe që disponon banka për ruajtjen e qelizave riprodhuese, ose embrioneve. Dhuruesi(ja) i/e qelizave riprodhuese është i/e detyruar t’i nënshtrohet ekzaminimeve dhe analizave laboratorike të nevojshme, për të kontrolluar gjendjen shëndetësore të tij/saj. Mosha e donatoreve femra për dhurimin e vezëve përfundon në moshën 35 vjeçare. Për donatorët meshkuj, dhurimi i spermatozoideve përfundon në moshën 45 vjeçare.”
Po ashtu ky dokument ligjor i jep të drejtën çdo vajzë nisur nga mosha 18 vjeç që të mund të sjell në jetë një fëmijë me anë të teknikave invitro.
“Aplikimi i teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar për trajtimin e infertilitetit fillon pas moshës 18 vjeçare dhe përfundon në moshën 53-vjeçare. Embrionet dhe vezët e pafekonduara mund të ruhen në ngrirje derisa gruaja të mbush moshën 53 vjeçare. Pas kësaj moshe, vezët ose embrionet nëse nuk dhurohen, duhet të asgjësohen”.
Vitet e fundit kërkesa e çifteve për të sjellë në jetë fëmijë me anë të riprodhimit të asistuar ka ardhur në rritje, kjo në shumë raste e diktuar nga problemet me infertilitetin. Deri më tani ky proces kryhet vetëm në spitalet private apo jashtë vendit. se shpejti , teknika invitro do të jetë pjesë e shërbimeve të ofruara dhe në sistemin publik dhe i pari prite ta ofrojë materniteti Koço Gliozheni.
LEXONI GJITHASHTU:
Historia e pazakontë e mbrojtësit që ndaloi Spanjën, ftesën e mori në LinkedIn
SpaceX hyn fuqishëm në AI, blen Anysphere për 60 miliardë dollarë
U arrestua në Borsh, GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për Moisi Habilajn
- 14:42 PE miraton rezolutën për Kosovën: Reformat dhe përparimi në dialog, kyç për rrugën evropiane
- 14:38 Shoqatat në mbrojtje të mjedisit përshëndesin votimin në PE për zonat e mbrojtura në Shqipëri
- 14:36 Braho: Vetingu nuk është imunitet, gjyqtarët dhe prokurorët mbeten nën vëzhgimin e SPAK
- 14:27 Parlamenti Europian miraton ligjin e ri për deportimin e emigrantëve
- 14:21 Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare
- 14:19 Në 4 muaj futën në Shqipëri 30 mln euro cash, zbardhen detaje nga dosja e megaoperacionit të SPAK