Mit apo e vërtetë? Mjeku tregon a lindin zakonisht binjakë me In Vitro
Embriologu Marsel Haxhia tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se fekondimi In Vitro nuk është diçka që duhet parë si proces i tmerrshëm. Ai tha se përjetimet dhe efektet anësore janë minimale gjatë këtij procesi që s’mund të cilësohet as si i lehtë.
Por a ndodh që kur një çift bëhet prindër binjakësh në një moshë të madhe kemi të bëjmë me fekondim In Vitro?
“Në momentin që transferojmë embrionet mbrapsht në mitrën e nënës diskutojmë me të për të transferuar 1 ose 2 dhe kjo lihet në zgjidhjen e saj dhe rekomandimin tonë. Në momentin që ne transferojmë dy embrione ekziston mundësia që të formohen binjakë,” – u shpreh Haxhia.
Ai tha se nëse në gjithë Evropën nuk rekomandohet që të transferohen dy embrione, në Shqipëri kjo lidhet dhe me ekonominë.
Haxhia shpjegoi se nëse një çift do të përdorë gjithë kursimet për të pasur një fëmijë atëherë edhe synimi është që me një goditje të maksimalizojë shanset.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak