Kremtimi i 30-vjetorit të marrëdhënieve, Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maltë
Presidenti i Republikë së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të premte një vizitë zyrtare në Urdhrin Sovran të Maltës, i ftuar për kremtimin e 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë.
Ai u prit në një ceremoni të veçantë në Vilën Magjistrale nga Lartësia e Tij e Nderuar, Fra’ John Dunlap, Princ dhe Mjeshtër i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës.
Gjatë bisedës me Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran të Maltës, Presidenti Begaj u shpreh për intensifikimin e bashkëpunimit me bindjen e nisjes së një faze të re, ndërsa e vlerësoi të suksesshme periudhën 30-vjecare të marrëdhënieve dypalëshe sidomos në fushën humanitare dhe shëndetësore.
Kreu i Shtetit theksoi se solidariteti dhe humanizmi i këtij Urdhri ka lënë gjurmë në Shqipëri përmes realizimit të projekteve në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe asistencës sociale për shtresat në nevojë.
Një mirënjohje të veçantë Presidenti i Republikës përcolli për ndihmën nga Urdhri Sovran i Maltës në rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit të vitit 2019, si dhe për kontributin e vullnetarëve të “Malteser Albania”, të cilët kujdesen për njerëzit në nevojë nëpërmjet shërbimeve mjekësore, sociale dhe humanitare.
Shqipëria, – u shpreh Presidenti Begaj, – do të mbështesë gjithmonë angazhimin e Urdhrit të Maltës në fushën e diplomacisë humanitare dhe dialogut ndërfetar, pasi vetëm në këtë mënyrë rritet kontributi i përbashkët në favor të paqes dhe solidaritetit humanitar në botë.
Presidenti i Republikës i përcolli Mjeshtrit të Madh të Urdhrit të Maltës falënderime për ndihmën në Kosovë gjatë luftës, duke e ftuar që kjo ndihmë të vazhdojë edhe në drejtim të zgjerimit të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, pasi shqiptarët e cilësojnë Urdhri Sovran të Maltës si një mik dhe avokat të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik