Spahiu: Kryetarja e BKH Aida Hajnaj “çelës suksesi” i dosjeve kundër mafies politike
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se përveç SPAK dhe kreut të këtij institucioni, Altin Dumani, është edhe një tjetër strukturë shumë e rëndësishme e cila qëndron pas hetimeve të suksesshme, Byroja Kombëtare e Hetimit.
Spahiu tha se çelësi i të gjitha sukseseve në hetime kundër subjekteve të rëndësishme, është kryetarja e Byrosë së Hetimti, Aida Hajnaj.
“Përveç debatit që zhvillohet apo sulmeve që këta bëjnë ndaj SPAK-ut dhe Dumanit, është edhe një strukturë pas gjithë këtij hetimi, që është Byroja kombëtare e hetimit, e cila është një makineri shumë e madhe pas gjithë këtyre hetimeve. Në krye të saj është një juriste me shumë eksperiencë.
Aida Hajnaj, e cila është një Silvia Konti shqiptare. Ajo ende sot nuk është bërë pjesë e ekspozimit në media, por në thelb është çelësi i të gjitha hetimeve kundër subjekteve që akuzohen për korrupsion pasiv, aktiv, apo shpërdorim detyre, të gjithë atyre që janë target i hetimeve të SPAK-ut. kryetarja e Byrosë kombëtare të hetimit, është çelësi i suksesit të gjithë këtyre hetimeve që lidhen me pushtetin, me bashkinë, me qeverinë, me liderët e opozitës, me financimet partiake”,-tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq