Dyrnjaja: Meta dhe Kryemadhi drejt divorcit. Marrëdhënia njerëzore ka marrë fund
Gazetari Denis Dyrnjaja tha në një intervistë për Euronews Albania se marrëdhënia mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ka marrë fund edhe në aspektin personal, e madje sipas tij së shpejti mund të dëgjojmë edhe një divorc të tyre.
Duke komentuar deklaratat e ditëve të fundit të Metës dhe Kryemadhit, por edhe lëvizjet e ndodhur brenda Partisë së Lirisë, Dyrnjaja tha se ndonëse zonja Kryemadhi është shprehur se “marrëdhënia mes tyre është ngrirë në rrafshin politik”, sipas tij, krisja është më e madhe se kaq.
“Ajo tha që gjithçka është politike, por unë besoj se marrëdhënia personale e çiftit Meta, është krisur. Ajo tha e kemi të ngrirë për shkaqe politike sepse kemi kontradikta. Unë besoj se është personale., marrëdhënia ka mbaruar në aspektin personal.
Unë besoj se i mban bashkë interesi i bashkëveprimit në politik dhe pasojat që kanë këta të dy nga jeta e mëparshme dhe nga karriera në politik. Unë kam përshtypjen se së shpejti do të kemi një lajm për divorcin e çiftit Meta-Madhi. Nga ajo që shikoj mendoj se çiftit i ka ardhur fundi edhe nga marrëdhënia njerëzore”,-tha gazetari Dyrnjaja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Manjani: Meta do arrestohej, por ja kush e ktheu vendimin e bujshëm
- Rrëfimi i Manjanit: Si u shndërrua Ilir Meta pas videos së Dritan Priftit
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit