Verstappen fitoi Sprintin dramatik në Shanghai

20 Prill 2024 | 08:23

Tre herë kampioni i Red Bull, Max Verstappen triumfoi garën e parë Sprint në “Shanghai International Circuit” ku vendin e 4-të në start e konvertoi në një kryesim të lehtë dhe më pas fitore mes dramës në garën e “vogël”.

Verstappen ruajti qetësinë duke përfituar nga gabimi i Norris në xhiron e parë dhe kompletoi triumfin duke parakaluar Aston Martin të Fernando Alonso’s dhe Mercedes’in e Lewis Hamilton.

Ndërsa britaniku 7 herë kampion Bote u rendit i 2-ti pas një beteje dramatike ku Sergio Perez nuk arriti më shumë se i 3-ti kur parakaloi Alonso’n dhe binomin e Ferrari’t Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. Pas tyre në zonën e pikëve përfunduan dy McLaren të Norris dhe Piastri’t shoqëruar nga Mercedes i George Russell.

Pas Shootout të së premtes, Norris e pa veten përpara 12 titujve kampionë në start nën sulmin e Hamilton, Alonso’s dhe Verstappen. Duel pa kompromis mes pilotëve të Ferrari’t që patën kontakt mes tyre dhe një ankim tek drejtuesit nga Charles për Carlos në përfundim të Sprint Race.

Ky është klasifikimi në garën e parë Sprint të sezonit që u zhvillua në cirkuitin e Shanghai’t në Kinë dhe u transmetua në EuroNews Albania dhe IN Radio në 105.7 mhz:

Klasifikimi në garën e parë të Sprint

1. Max Verstappen – Red Bull 19 xhiro
2. Lewis Hamilton – Mercedes +13.043
3. Sergio Perez – Red Bull +15.258
4. Charles Leclerc – Ferrari +17.486
5. Carlos Sainz – Ferrari +20.696
6. Lando Norris – McLaren +22.088
7. Oscar Piastri – McLaren +24.713
8. George Russell – Mercedes +25.696
9. Zhou Guanyu – Sauber +31.951
10. Kevin Magnussen – Haas +37.398
11. Daniel Ricciardo – RB +37.840
12. Valtteri Bottas – Sauber +38.295
13. Lance Stroll – Aston Martin +39.841
14. Esteban Ocon – Alpine +40.299
15. Pierre Gasly – Alpine +40.838
16. Yuki Tsunoda – RB +41.870
17. Alex Albon – Williams +42.998
18. Logan Sargeant – Williams +46.352
19. Nico Hulkenberg – Haas +49.630
20. Fernando Alonso – Aston Martin DNF

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024