Çfarë dihet nga kërcënimi i ambasadorit amerikan në Serbi

20 Prill 2024 | 18:36

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi, ka filluar hetimet lidhur me kërcënimet në internet drejtuar ambasadorit amerikan në Beograd Christopher Hill.

Kërcënimet pasuan një vizitë të ambasadorit amerikan me 15 prill në Fakultetin Filozofik në Novi Sad, ku u takua me profesorin e atij fakulteti dhe gazetarin Dinko Gruhonjiç, të cilin grupet e djathta në Serbi e akuzojnë për “përhapjen e urrejtjes” në paraqitjet e tij publike, në të cilat ai kritikon rritjen e nacionalizimit në Serbi.

Pas kësaj ambasadorit Hill dhe profesorit Gruhonjiç u janë drejtuar kërcënime, kryesisht përmes rrjetit Telegram. si “Plumb për të dy”, “Do ta vrisja këtë Hillin pa një grimë keqardhjeje”, “Vrite Hillin” etj., ndërsa u publikua edhe një fotografi e ambasadorit amerikan nën shënjestrën e një pushke snajper, shkruan VOA.

As ambasadori Hill, as ambasada amerikane në Beograd dhe as Departamenti i Shtetit, nuk kanë bërë ndonjë koment lidhur me kërcënimet.

Gjatë vizitës ambasadori Hill kishte qëndruar edhe në studion televizive multimediale, e cila është ndërtuar me ndihmën e ambasadës amerikane dhe ka biseduar me profesorët dhe studentët për gjendjen e lirisë së mediave në Serbi dhe kërcënimet ndaj tyre në Novi Sad.

Vizita e tij në Fakultetin Filozofik u bë dy javë pas bllokadës katërditëshe të këtij fakulteti, të organizuar nga grupet e djathta: “Eco Çetniks”, Rinia Mbretërore Serbe e Novi Sadit dhe Shoqata e Studentëve të Republikës Serbe.

Një ish diplomat serb, Zoran Milivojeviç i tha programit në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se, duke pasur parasysh se këto janë kërcënime serioze, pret që autoritetet përgjegjëse “të identifikojnë kërcënimet, të parandalojnë pasojat e mundshme negative që lidhen me këto kërcënime dhe të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë e plotë të ambasadorit”.

Zoti Hill u emërua në postin e ambasadorit amerikan në Serbi në vjeshtën e vitit 2021. Një diplomat karriere, ai ishte përfaqësuesi i parë diplomatik i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, pas 45 vjetësh izolimi. Në tetor të vitit 2016, ish presidenti shqiptar, Bujar Nishani, e nderoi zotin Hill me titullin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, në 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Në vitet e 90-ta ai ishte anëtar i ekipit negociues që hartoi marrëveshjen e Daytonit në vitin 1995, e cila i dha fund luftës në Bosnjë.

Gjatë luftës në Kosovë, zoti Hill shërbeu si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, deri në konferencën e Rambouilletit, e cila i hapi rrugën ndërhyrjes së NATO-s që i dha fund luftës në Kosovë.

Në qershor të vitit 2013, ai së bashku me diplomatin austriak, Ëolfgang Petrisch, u nderuan me titullin doktor “honoris causa” nga Universiteti i Prishtinës, “për rolin e tyre në sjelljen e paqes dhe lirisë për shtetin e Kosovës”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026