Konfiskimi i aseteve ruse, Basha përshëndet vendimit e Kongresit Amerikan
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka përshëndetur miratimin nga Kongresi Amerikan të projektligjit për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës.
Përmes një postimi në facebook, kryedemokrati shton se është nder dhe privilegj që ai ka patur ndihmën e kongresmenëve amerikanë për propozimin e këtij procesi që u miratua këtë javë dhe nga Këshilli i Evropës.
“Lajm i shumëpritur nga Washingtoni: Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë e në veçanti nismëtarëve të këtij projektligji, Congressman French Hill dhe kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme Michael McCaul. Nder dhe privilegj që edhe unë kam patur ndihmën dhe mbështetjen e tyre dhe miqve amerikanë në këtë proces jetik për Ukrainën në Këshillin e Europës”, shkruan Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 20:31 Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
- 20:13 Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
- 20:09 Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard
- 20:03 Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore
- 19:50 Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 19:42 Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë