Eksperti Sinani: Qumështi shqiptar, më i miri sesa i Greqisë dhe i çdo vendi tjetër

22 Prill 2024 | 08:21

Të dhënat nga tregtia e jashtme në tremujorin e parë të vitit 2024 tregojnë se importi i kafshëve të gjalla në sasi u rrit me 62%, teksa një vit më parë në këtë periudhë ndryshimi vjetor ishte 22%.

Të dhënat tregojnë se gati 30% e sasisë së kafshëve të gjalla vjen nga Greqia dhe theren për mish në Shqipëri.

Abdyl Sinani, ekspert i industrisë ushqimore tha në emisionin GoodMoroning Albanians në Euronews Albania se problemi më i madh në vend është ulja e numrit të krerëve të bagëtive, që rrjedhimisht çon në mosplotësimin e nevojave vendase për qumësht dhe nënprodukte.

Sipas tij qumështi shqiptar i dhisë është më i miri se sa i Greqisë dhe i çdo vendi tjetër.

“Qumështi i dhisë që rritet në kodra është shumë i mirë se ai i Greqisë  dhe i të gjithëve, por një gjë kemi, që kemi një rënie të madhe të prodhimit të krerëve dhe bagëtisë së imët. Po bëhet punë shumë e madhe për të plotësuar nevojat. Është kjo, që po i kushtohet më shumë rëndësi bujqësisë dhe po lihet blegtoria, kur nuk u bë subvencioni në kohë filluan të shesin krerët. Pati dhe diçka tjetër, që u rrit çmimi i qumështit pluhur duke ndikuar në rritjen e çmimit të qumështit, tani do shtohet numri i krerëve dhe qeveria nuk duhet të shohë çfarë u prodhua sot, por në perspektivë për 5 vjet”, tha Sinani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024