Rrëmbeu nipin 3 vjeç dhe e fshehu për 8 ditë, gjykata liron gjyshen Bahrije Gjuni
Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia dhe ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Bahrije Gjunin, gjyshen që rrëmbeu dhe mbajti peng nipin e saj 3 vjeç.
Seanca në ngarkim të gjyshes u mbajt pa praninë e mediave. Gjyshja mbajti të fshehur nipin e saj për tetë ditë me radhë.
Pasi e mbajti të fshehur nipin e saj për 8 ditë me radhë, Gjuni u vetëdorëzua në Polici bashkë me vogëlushin mesditën e të shtunës.
Më pas efektivët ndaluan 57-vjeçaren për akuzën “marrjes padrejtësisht të fëmijës”. Ajo deklaroi se fëmijën e kishte fshehur në Kukës dhe Has përgjëtë 8 ditëve, tek disa të njohur të familjes.
Gjuni tha se ajo donte që ta rriste vetë fëmijën, gjë që e çoi edhe në kryerjen e rrëmbimit dhe mbajtjes peng të tij.
Njoftimi:
-Çështja penale me Nr. 241/4 Akti, me objekt “Vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masëes së sigurimit ndaj shtetasve B.Gjuni e dyshuar per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 te Kodit Penal”:
Kjo çështje u shortua elektronikisht pranë Gjyqtares Besjana Garxenaj.
Seanca gjyqësore u zhvillua në datë 22.04.2024, ora 14:00.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, për çështjen e sipërcituar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka disponuar me Vendimin Nr. 241/2, datë 19.042024, ku ka vendosur:
VENDOSI:
- Konstatimin e paligjshmërisë së ndalimit të personit nën hetim B. Gjuni, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 i Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim B. Gjuni.
- Detyrimin e personit nën hetim B. Gjuni, që të paraqitet në Policinë Gjyqësore Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të Mërkurën e parë dhe të tretë, të çdo muaji, ora 10:00.
- Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim B. Gjuni, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.
- Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për ekzekutimin e këtij vendimi.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall sot në Durrës, më datë 22.04.2024.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik