Nis seanca për Kosovën në KS të OKB, Osmani do të përballet me Vuçiç
Ka nisur seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju York.
Kosova do të përfaqësohet në këtë seancë nga presidentja Vjosa Osmani, ndërsa Serbia nga presidenti Aleksandër Vuçiç.
Dy presidentët do të ballafaqohen në këtë seancë, ku sipas mediave të Kosovës, Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit, si dhe fusha të tjera me rëndësi.
Po ashtu bëhet me dije se ajo do të flasë edhe “për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”.
OKB do ta shqyrtojë raportin e rregullt gjashtëmuor të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate, Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut.
Guterres në një raport përmendi se pavarësisht disa përparimeve në zbatimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e BE-së, tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë rritur dhe se situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e brishtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk