Shitja e votës| Qori-qytetarëve: Mos e merrni 50 mijë lekëshin, do u dalë nga hundët
Kryetari i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori, është shprehur se duhet bërë më shumë punë për të bindur qytetarët, sidomos të varfërit, për të mos e shitur votën.
Komentet Qori i bëri në Euronews Albania, ku tha se qytetarët duhen bindur që nëse marrin 50-mijë lekëshin e shitjes së votës, do u dalë për hundësh.
Ai tha gjithashtu se duhet që edhe institucionet e drejtësië të bëjnë punën e tyre, për të penguar shit-blerjen e votës, gjë që sipas tij, deri më tani nuk e kanë bërë.
“Për aq sa mund të ketë në dorë një parti politike, ne po merremi seriozisht siç jemi marrë në zgjedhjet e kaluara lokale. Sot kemi mundësi të bindim akoma më shumë qytetarë për të na votuar. Çdo qytetar që shet votën, unë e shoh edhe si një lloj dështimi personal.
Kemi qenë jo bindës mjaftueshëm për t’i thënë që mos e merr atë 50 mijë lekëshin, sepse do të dalë prej hundësh. Është detyrë e jona që t’i bindim qytetarët, sidomos njerëzit e varfër që të mos e shesin votën. Por duhet që edhe institucionet e drejtësisë të dënojnë ata që blejnë vota. Ata nuk e kanë bërë punën përderisa vota shitet dhe blihet rëndom.
Shit-blerja e votës ndodh në errësirën e marrëdhënieve private, vjen tjetri në shtëpi dhe aty shitet dhe blihet vota. Ne në 2025 do të kemi vëzhguesit tanë, për të denoncuar çdokënd”, tha Qori.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan