Problemet me shikimin, mjekët: Të prekur, 1 në 8 fëmijë të moshës 7-15 vjeç
Numri i fëmijëve që kanë probleme me shikimin po vjen në rritje nga viti në vit. Mjekët e shkollave që po kryejnë depistimin e shikimit tek të gjithë nxënësit në shkollat 9 vjeçare, thonë se 1 në 8 fëmijë të grupmoshës 7-15 vjeç kanë vështirësi në shikim. Syri dembel është ai që po evidentohet më së shumti.
Mjeku Dritan Ali kërkon që si prindërit ashtu dhe mësesit të jenë më vigjilent në identifikimin e fëmijëve që kanë probleme me shikimin por që ende nuk janë në dijeni.
Prej kohësh eskpertë kanë dhënë alarmin se përdorimi me kohë të gjatë i pajisjeve teknologjike po çon në dëmtim të shikimit.
Për të kapur në kohë problemet me shikimin prej vitit 2022 ka nisur aplikimi i Programit Kombëtar të Depistimit të Shikimit në të gjitha shkollat 9 vjeçare të vendit. Të dhënat paraprake të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për këtë vit shkollor tregojnë se 55 030 fëmijë kanë kryer kontrolle dhe 7336 fëmijë kanë rezultuar me problematika në shikim të cilët janë referuar te mjekët specialist.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus