“Uroj askush mos ta provojë burgun”, ish-kryebashkiaku i Lezhës lirohet me amnisti
Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është liruar sot nga burgu i Reçit në Malësi të Madhe, ku vuante dënimin për shpërdorim detyre. Ai ishte një nga përfituesit e amnistisë penale që nisi zbatimin ditën e sotme. në një prononcim të shkurtër për mediat pasi doli nga burgu Frrokaj tha:
“Shëndet e mbarësi për gjithë shqiptarët, uroj mos ta provojë askush. Të kenë shëndet ata (që janë në burgje) dhe gjithë familjet e tyre”, tha Frrokaj.
Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka, ishin dënuar me nga 3 vite burg, ndërsa gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kishin nisur në vitin 2017.
Në shtator të vitit 2020, Frrokaj u dënua nga Shkalla e Parë me 4 vite burg për tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun në Shëngjin, por Apeli vendosi t’i ulë dënimin me 1 vit.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut