27 të burgosur në IEVP Berat lanë qelinë duke përfituar nga amnistia

24 Prill 2024 | 14:26

27 të burgosur në IEVP Berat lanë sot qelitë e burgut dhe 33 të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit nga amnistia.

Sipas informacioneve, nga amnistia kanë përfituar të burgosurit të cilëve u ka mbetur pa vuajtur më pak se 4 vite nga përfundimi i dënimit. 33 të burgosur të tjerë në IEVP Berat kanë përfituar nga amnistia ulje të dënimit me 1.5 vite burg.

Lirimi i të burgosurve nga burgu i Beratit filloi në orën 13:00 dhe jashtë ambienteve të IEVP-së ata priteshin nga familjarët e tyre.

Për arsye sigurie, gjatë procesit të lirimit nga burgu të të burgosurve që u prekën nga amnistia kanë qenë edhe forca të shumta policie të DVP-së Berat.

Në burgun e Beratit janë rreth 180 të dënuar dhe të paraburgosur për vepra të ndryshme penale, nga këta 70% janë të burgosur me dënim të formës së prerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026