Mbrojtja e Mediut kërkon riekspertim për Gërdecin: Mund të jetë ngjarje e qëllimshme

Gerdeci
24 Prill 2024 | 14:34

Në seancën e sotme në procesin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, avokatët bënë kundërshtimet e tyre në lidhje me dy ekspertizat të paraqitura nga SPAK një seancë më parë për ekspertizën e shkaqeve të shpërthimit të bërë nga ekspertët amerikanë dhe ekspertizën ushtarake.

Mbrojtja e Mediut deklaroi se ish-ministri i Mbrojtjes nuk ka lidhje me asnjërën nga provat e paraqitura nga SPAK, por megjithatë ata kanë bërë kundërshtimet e tyre.

Avokati Henrik Ligori tha në seancë se ekspertët amerikanë e kanë lënë të hapur shkakun e shpërthimit, duke paraqitur 5 hipoteza të mundshme sa i përket shkakut që ka ndodhur ngjarja.

Sipas tij, mund të merret parasysh edhe një shkak i gjashtë, që mund të jete ngjarje e qëllimshme, e cila nuk është hetuar. Për këtë arsye, avokati kërkoi të pyeten ekspertët që kanë bërë ekspertimin dhe të bëhet edhe një eksperiment për shkaqet e shpërthimit, për të kuptuar nëse shpërthimi mund të ketë ndodhur ose jo nga karroca e salduar.

Kjo kërkesë u kundërshtua nga prokurori i çështjes Klodian Braho, i cili tha se është e panevojshme kryerja e një eksperimenti. Të njëjtin argumentin parashtroi edhe avokati i viktimave Dorjan Matlia.

Sipas këtij te fundit, nuk ka rëndësi se kush e vuri shkrepësen dhe se si ndodhi, por se si ishin kushtet që ndodhi ajo tragjedi.

Sa i takon kësaj kërkese, Gjykata e Posaçme tha se do shprehet në fund të procesit. Ndërkohë gjykata relatoi se nga Ministria e Drejtësisë kishte ardhur përgjigja në lidhje me pyetjen e dëshmitarëve të kërkuara nga SPAK, që janë përfaqësues të kompanisë SAC në Amerikë.

Përgjigja e drejtësisë amerikane thoshte që ata nuk kanë mundësi që pyetja e tyre të bëhet në një seancë gjyqësore, pasi shteti amerikan nuk e ka një praktike të tillë, por mund të pyeten nëse bie dakord pala shqiptare, nga agjentet e FBI.

Në lidhje me këtë përgjigje edhe prokurorët, por edhe avokatët e Mediut thanë se do të shprehen në seancën e radhës, e cila u caktua më datë 2 maj ora 10.00.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026